Pas pushimit të Kombëtareve, sot do të rifillojë “magjia” e Uefa Champions League. Ndeshja që do të marë vemendjen më të madhe ditën e nesërme është Inter-Barcelona. Të dyja skuadra pas dy javëve kanë nga 3 pikë dhe do të kërkojnë shkëputjen nga njëra-tjetra.
Barcelona ka një armë mjaft të fortë në sulm, i cili është Robert Leëandoëski, ndërsa nga ana tjetër Interi ka vështirësi në krijimin e rasteve dhë shënimit të golave. Kjo u pa në fundjavë në disfatën ndaj Romës, ku Lautaro Martinez e pati mjaft të vështirë për të nxjerë skuadrën përpara.
Një sfidë mjaft e luftuar dhe plot emocion pritet të jetë edhe Ajax-Napoli, me të dyja klubet që luajnë një futboll mjaft të bukur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/