Superiorja në javën e katërt pritet të shihet me shumë vëmendje nga tifozët. Jo vetëm për kryendeshjen Tirana-Skënderbeu që do të zhvillohet, por edhe për fatet e skuadrave. Më saktësisht janë tre ekipe të kampionatit shqiptar që tashmë po hyjnë në kohën e së vërtetës, për të kuptuar realisht se ku ndodhen.
Këtu flasim për Luftëtarin, Flamurtarin dhe Laçin. Trajnerët e këtyre të fundit kanë përdorur të njëjtin argument pasi nuk dilnin në mënyrën e dëshiruar nga një takim, duke ia faturuar gjithçka kohës së pakët dhe duke premtuar se gjithçka do të ndryshojë me pushimin e Kombëtareve. Saktësisht nuk janë skuadra për të qëndruar në pozitat ku ndodhen, pavarësisht probleme që kanë hasur së fundmi.
A do të ndodhë? Mbetet të shihet, megjithëse te bluzinjtë tashmë e ka marrë vendin e trajnerit Marantas. Luftëtari do të ketë përballë Flamurtarin, me një skuadër që do të dërgojë edhe më në krizë tjetrën. Ndërsa sa i përket Laçit, forca duhet të tregohet ndaj Partizanit. Pavarësisht sesa të fortë janë të kuqtë, këtë herë suksesi është detyrim, jo një luks. /Sport Ekspres/