“Koha do e tregojë”, Egbo shuan kureshtet e tifozëve: Kam pasur oferta! Trajneri është si një baba, lojtarët nuk më tradhëtuan

Emanuel Egbo u shkarkua në mënyrë të papritur ditën e djeshme pas atij eliminimi nga Kupa e Shqipërisë kundër Korabit. Vendin e tij e ka zënë menjëherë një ish-lojtar bardheblu, Nevil Dede. Në një video në kanalin e tij në “Youtube”, Egbo i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve, duke shuar kureshtjet që ata kanë.

“Është koha të pushojmë pak. Pas një kohe që kemi bërë shumë punë duhet të pushojmë pak dhe më pas do të shohim çfarë do të dojë Zoti. Oferta normale ka pasur dhe do të ketë. Në çdo vend dhe në çdo ekip që do jem, më i rëndësishëm do të jetë grupi. Edhe nëse ka ndonjë lojtar me aftësi më të mira se të tjetër, po nëse një ekip nuk ka grup, nuk ka lojtarë që luftojnë me njëri-tjetrin, që mbështesin njëri-tjetrin, që tolerojnë njëri-tjetrin, atëherë nuk vlen për mua. Futbollin nuk është boks, por është sport në grup. Lojtarët që punojnë bashkë, kanë mentalitet fitues, ata janë më të mirët që kam drejtuar te Tirana.

Për mua një fillim ka edhe një fund. Nuk ka rëndësi se si ka ardhur fundi. Është koha që do e tregojë. E rëndësishme është që ky klub është i madh dhe të shohim si do ecë përpara. Një ekip nuk duhet të varet nga një individ. Është e vështirë, sepse nuk ka asnjë klub këtu lojtar si Mesi apo Ronaldo që të zgjidhin ndeshjen. Nuk ka kualitet aq të lartë brenda kampionatit. Ka elementë të mirë.

Ka pasur shumë ndeshje që do i mbaj mend. Ato me Partizanin normal, por edhe ndeshja e parë kur kam marrë drejtimin. Edhe kur fituam 5-1, si dhe ajo me Kukësin, sespe aty filluam rrugën drejt fitimit të kampionatit. Këto janë ndeshjet që kanë qenë të rëndësishme për fitimin e kampionatit. Futbollistët janë si fëmijët. Një trajner është si babai i tyre, që duhet të vendosi harmoninë.

Portierët dhe ish-portierët kanë mundësinë të bëhen trajnerët më të mirë në botë, sepse janë ata që e lexojnë më shumë ndeshjen gjatë gjithë lojës. Portierët kanë përdorur shumë trurin e tyre gjatë gjithë karrierës dhe janë shumë të lodhur pas ndeshjes, pasi analizon taktikën e kundërshtarëve dhe atë të ekipit të vetë. Një portier brenda fushe është si një trajner brenda fushe. Po të marrësh një ekip mesatar me një portier shumë të mirë, atëherë mund të nxjerrësh një superekip kampion. Por nëse ke një ekip shumë të mirë dhe merr një portier mesatar, atëherë ndërton një skuadër mesatare.

Uroj që klubi dhe trajneri i ri të vazhdojë ku e kemi lënë, të dërgojë klubin përpara. Është pjesë e familjes. E njeh ambientin, nuk i duhet ndonjë këshillë nga mua, sepse ka qenë pjesë e këtij klubi. Nuk besoj se më ka tradhëtuar ndonjë lojtar te ajo ndeshje me Korabin”, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online