Koha dhe fusha kanë bërë përgjedhjen e tyre! Tabela e Superiores i fton ekipet të rishikojnë objektivat, lu.ftë e ashpër në të dy fronet

Ditën e djeshme u luajt java e 15 e “Abissnet Superiores“, e cila shënjoi edhe fundin e vitit kalendarik për elitën e futbollit shqiptar. Pas thuajse gjysmës së kampionatit të zhvilluar, tabela e klasifikimit na ofron një tablo më të qartë skuadrave dhe objektivave për të cilat duhet të lu.ftojnë.

Tirana udhëheq e vetme me 5 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, duke vërtetuar formën mjaft të mirë që po kalon nën drejtimin e Orges Shehit. Megjithatë rruga drejt titullit do të jetë mjaft e vështirë për ta, teksa përpos verilindorëve që qendrojnë në vendin e dytë, pas tyre i ndjekin edhe Vllanzia me Laçin, që kanë grumbulluar përkatësisht 25 dhe 27 pikë.

Mes 7 ekipeve që hodhën kanditurën për tu shpallur kampion, duket se koha dhe fusha e lojës kanë bërë përzgjedhjen e tyre dhe skuadrat tashmë kanë momentin për të rishikuar objektivat e këtij sezoni. Ndërkohë e ashpër është lu.fta edhe në zonën e ftohtë të renditjes. Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo, tre ekipe këto të cilat synonin që minimalisht të ishin pjesë e Top 5-shes, tashmë e gjejnë veten në garë për mbijetesën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online