Junior Firpo e pati të pamundur të gjente hapësira te Barcelona, ku Jordi Alba ishte titullar i padiskutueshëm në krahë. Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua në radhët e Leeds-it në Premier League, ndërsa tashmë tregon çfarë e shtyu të merrte një vendim të tillë. Në një intervistë me “Catalonia Radio”, Firpo zbuloi se ish-trajneri Koeman e mashtroi, duke i premtuar hapësra në fushën e lojës, të cilat nuk erdhën asnjëherë.
“Për mua personalisht është më e rëndësishme se si më trajtojnë njerëzit se sa futbolli. Në shembullin e Ronald Koeman, mund t’ju konfirmoj se ai më gënjeu dhe më mashtroi. Ai më përsëriti se do të mbështetej tek unë, por nuk ishte e vërtetë”, ka thënë Junior Firpo./Sport Ekspres/