Palermo është një prej ekipeve italiane që ka pasur histori edhe në historinë A, por për shkak të problemeve të shumta në financa, aktualisht ndodhet në Serinë D.
Gjatë ditës së sotme është fituar me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Rocilla, atje ku protagonistët kryesorë ishin dy lojtarët shqiptarë, Masimiliano Doda dhe Erdis Kraja. Doda do të arinte të gjente golin e parë, falë aksionit të mrekullueshëm që nisi nga vetë ai.
Ndërsa Kraja u quajt si mesfushori dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi luftoi në të gjitha frontet e fushës dhe duke u vlerësuar shumë në mediat italiane. Një koeçidencë e bukur është fakti që edhe Palermo e ka simbolin e shqiponjës që në histori, por me shqiponjat shqiptare, fluturon drejt kreut atje ku numëron 9 pikë në 3 ndeshjet e zhvilluara. /Sport Ekspres/