Majkëll Ngo mund të rikthehet përsëri në trevat shqiptare. Sezoni i shkuar në Qipro nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim si ai me Tiranën dy vite më parë, ku ngriti lart trofeun e kampionit të Kategorisë Superiore si dhe dha një kontribut të madh me asistet e golat e tij. Klubet shqiptare kanë hedhur përsëri sytë nga shtatlarti anglez, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje me të.
Gjilani duket se është dashuruar me ish-lojtarët e Tiranës, teksa sipas “Zëri.info” pas Torasës dhe Kalesë kërkon të veshë bardhekuq edhe Ngonë. Mbetet për tu parë nëse do të ketë tym të bardhë për të finalizuar gjithçka me një firmë në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/