Klubi polak “shqiptarizohet” në merkato, firmos me mbrojtësin që u përfol si zëvendësuesi i Mitajt

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vidzev Lodzi është shqiptarizuar këtë verë. Julian Shehut do t’i bashkohet në skuadër edhe Lindon Selahi me Dion Gallapenin. Ky i fundit është zyrtarizuar ditën e sotme nga vetë klubi polak përmes faqes së vetë zyrtare.

Futbollisti 20-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2029 me Vidzev Lodzin. Nga ky tranferim Prishtina ka përfituar 300 mijë euro, si dhe zotëron 10% të kartonit në rast të një shitjeje të mëtejshme.

Kujtojmë se Gallapeni u kthye në një temë diskutimi në muajin mars, teksa u përfol se së bashku me Brrutin do t’i bashkohej Kombëtares kuqezi për të përforcuar kështu krahun e majtë të mbrojtjes. Por pas debatit sportiv të krijuar në Kosovë, zgjodhi të përfaqësonte dardanët./Sport Ekspres/