Klubi nuk i jep dritën jeshile, Kosova humbet një nga “yjet“ me Shqipërinë dhe në Ligën e Kombeve

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë një ndeshje vëllazërore më datë 11 nëntor. Të dyja përfaqësueset do të testojnë lojtarët përpara 2 takimeve të vlefshme për Ligën e Kombeve. Dardanët do të përballen me Slloveninë dhe Moldavinë, ndërsa kuqezinjtë e Rejas do të luajnë kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë për të përmbushur objektivin e tyre, arritjen e vendit të parë në grup.

Por “firot“ kanë nisur që tashmë në radhët e Kosovës. Situata e krijuar prej pandemisë po hap gjithnjë e më tepër probleme për përfaqësueset, me klubet që kanë marrë përparësi në lidhje me dhënien e dritës jeshile për lojtarët e tyre nëse do i bashkohen Kombetareve apo jo.

Verder Bremen ka marrë vendimin për të mos lejuar asnjë prej futbollistëve të vetë që të grumbullohen për ndeshjet me përfaqësuesen. Kjo bën që dardanët të humbin një nga “yjet“ e tyre përballë kuqezinjve dhe në takimet për Ligën e Kombeve, teksa Milot Rashica nuk mund të udhëtojë dot drejt Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *