Klubi i Vorsklas “e tepron”! Pas Seferit dhe Totres merr Ardit Tolin, duket si një ekip i Tiranës në Ukrainë

Vorskla Poltava ose ndryshe…”Tirana”! Klubi në Ukrainë e ka “tepruar” me afrimet në këtë merkato vere. Mesa duket drejtuesit e kësaj skuadre kanë mbetur të impresionuar nga cilësitë që ka pasur në organikë kampioni i Superiores. Pas mbylljes së marrëveshjes me Totren dhe Seferin, këtë herë ishte radha për Ardit Tolin. Tirana ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes me skuadrën e Ukrainës, që tashmë ka në organikën e saj dhe një tjetër element bardheblu.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas FC Vorskla Poltava për lojtarin Ardit Toli. Pas bashkëpunimeve të frytshme me dy lojtarët kampion Ennur Totre dhe Taulant Seferi, klubi ukrainas shprehu interesin mbi blerjen e lojtarit. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij. I urojmë suksese lojtarit në këtë rrugëtim”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *