Klubi i Serisë A hedh sytë nga Armando Broja, e piketojnë për merkaton e janarit

Janari po afron dhe skuadrat po përgatisin planet e tyre për sa i përket merkatos. Torino synon të përforcojë sulmin, ku ka menduar për një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është piketuar nga drejtuesit e Torinos për merkaton e dimrit. Broja sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe po merr minuta në këmbët e tij në mënyrë që të arrijë formën maksimale.

Torinezët besojnë te aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyren për gjysmën e dytë të sezonit. Megjithatë, ngjasat për këtë transferim janë të pakëta, duke qenë se Broja dëshiron të fitojë vendin e titullarit te Chelsea./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *