Klubi i Serie A hidhet në sulm për Rashicën, josh Verder Bremenin me 30 milionë euro

E ardhmja e Rashicës është e sigurt që do të jetë larg Verder Bremenit sezonin e ardhshëm, ndërsa pritet vetëm zgjedhja e skuadrës së re. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman, që është me një këmbë në Bundesligën 2, ndërsa ambiciet e futbollistit dardan janë për të luajtur në Kupat e Europës. Lajpcig është vënë në gjurmët e Milot Rashicës, por problemi qendron te shifra e ofruar për shërbimet e tij, që nuk bind Verder Bremenin.

Ndërkohë arkat e këtyre të fundit duket se mund t’i kënaqë shuma që Napoli do të dorëzojë në tryezë. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, skuadra napoletane është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për Rashicën, shifër kjo që është pranë asaj që Bremen kërkon, 38 milionë euro. Por megjithëse Napoli është një klub i madh, të kaltrit e Gatuzos janë larg Champions League vitin e ardhshëm dhe kjo ndoshta nuk do të bundë lojtarin shqiptar, që dëshiron të provojë ndjesinë e të luajturit në trofeun më prestigjoz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *