Orët e fundit kanë qenë mjaft aktive për Ipswich Town-in. Klubi anglez është ngjitur këtë sezon në Premier League, por nuk dëshirojnë të jenë vetëm kalimtarë në elitë. Ipswich-i ka arritur së fundmi marrëveshjen me Kalvin Phillips-in, Szmodics-in dhe Cajuste-n, ndërsa objektivi i katërt është Armando Broja.
Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e klubit anglez i janë qasur kampit të Armando Brojës për t’i prezantuar projektin e tyre. Mediat në ishull kanë njoftuar se oferta e dorëzuar nga Ipswich-i ka qenë ajo e huazimit për një sezon, por Chelsea dëshiron shitjen e menjëhershme të Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/