Armando Broja është në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve të kësaj vere. Chelsea është i hapur për shitjen e tij në rast se vjen një ofertë që kënaq interesat ekonomikë të klubit. Milani nuk është i vetmi klub në negociata me blutë e Londrës.
Një tjetër ekip që është në kontakt të përditshëm me Chelsea-n është Evertoni. Ben Jacobs-i bën me dije se drejtuesit e Evertonit po negociojnë për një shifër prej 30 milionë paundësh për të pasur Armando Brojën pjesë të tyre në sezonin e ardhshëm.
“Evertoni po shtyn për të firmosur me Armando Brojën. Klubi është në kontakte të përditshme me Chelsea-n me një paketë prej 30 milionë paundësh duke u diskutuar. Evertoni po shpreson një për një përparim të shpejtë (të marrëveshjes)”, ka raportuar Ben Jacobs-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/