Klubi i Premier League-s bën ofertë zyrtare për Brojën, 27 milionë paundë qendrojnë në tryezën e Chelsea-t

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë. Blutë e Londrës po shqyrtojnë ofertat për talentin shqiptar dhe së bashku me lojtarit do të zgjedhin më të mirën prej tyre. Së fundmi, një ofertë zyrtare ka mbërritur në tryezën e Chelsea-t.

Gonzalo Tortosa raporton se një klub që është pjesë e Premier League-s është i gatshëm të paguajë 27 milionë paundë për kartonin e Armando Brojës. Gazetari spanjoll nuk bën të ditur emrin e ekipit, por së fundmi interes për të ka shfaqur Southampton-i, Evertoni dhe West Ham-i. Detaje të reja pritet të zbulohen në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/