Klubi i njohur i Serisë A kërkon Rei Manajn, turqit dëshirojnë 15 milionë euro për ta lënë të lirë

Rei Manaj shkëlqeu në sezonin e fundit. Sulmuesi shqiptar u rendit i treti në listën e golashënuesëve të kampionatit turk, pas emrave si Ikardi dhe Xheko. Me 22 golat e shënuar përgjatë gjithë sezonit interesi në merkato për kartonin e tij është mëse i kuptueshëm.

“Fanatik”-u zbulon se Lacio është një prej klubeve që ka shfaqur interes për Rei Manajn. Ky i fundit ka qenë edhe më parë pjesë e futbollit italian, teksa ka luajtur për Interin, Kremonezen, Peskarën, Pizën dhe Specian. Ndërkohë Shivaspori i kavendosur çmimin asetit më të madh të tij. Klubi turk kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë Manajn./Sport Ekspres/