Granada nuk do të jetë pjesë e La Ligës në sezonin e ardhshëm dhe largimi i Myrto Uzunit duket i pashmangshëm. Sulmuesi shqiptar pritet të jetë sërish pjesë e elitës së futbollit spanjoll, teksa interesi për të nuk mungon. Përpos Sevijës, një tjetër skuadër ka dalë në skenë për të.
“Mundo Deportivo” bën me dije se Rajo Vajekano po përpiqet të peshkojë te Granada. Klubi që siguroi qendrimin në La Liga edhe për një tjetër sezon po kërkon për alternativat e duhura për të zëvendësuar Falkaon, Kamejon dhe Raul de Tomasin.
Drejtuesit e Rajo Vajekanos pëlqejnë dy sulmuesit e Granadës, Lukas Bojen dhe Myrto Uzunin. Me rënien nga katergoria, Granada do të përpiqet të përfitojë sa më shumë të ardhura nga shitja e këtyre dy lojtarëve kyç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/