Klubi gjerman njofton nisjen e stërvitjes për sot, reagojnë tifozët: E tmerrshme, si mund të lejohet kjo gjë?

Të dhënat e fundit nga Gjermania njoftojnë për afro 25000 të infektuar nga Covid-19 ndërsa 94 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Në këtë situatë alarmante dhe mbi të gjitha të izoluar, Wolfsburg ka ndërmend të dal sot në stërvitje. Njoftimi i bërë dje në mediat gjermane shihej si “sukses” për skuadrën e Bundesligës, e cila doli me një propozim të çmendur për të thyer karantinimin.

Propozim i cili nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e ndryshëm të futbollit gjerman dhe jo vetëm. Reagimet kanë qenë të ashpëra ndaj vendimit të Wolfsburg duke u shprehur që dalja në stërvitje dhe në grup është e rrezikshme. Duket se qytetarët gjerman i friksohen faktit që mund të përfundojnë si Italia nga përhapja e Koronavirus, ndaj edhe refuzojnë të mendojnë për futboll ende pa u qehtësuar situata. Më poshtë disa nga reagimet:

-E tmerrshme… Si mund të lejohet kjo gjë?

Një shenjë fatale për shoqërinë. Nëse të ashtuquajturat “shembuj të shoqërisë” nuk i ndjekin rregullat, pse do ta bënte një personi i thjeshtë?Shumë ia vlen të mendohet ky veprim.

Mos zbatimi i rregullave me takimet e më shumë se 2 personave duhet të shmangen? Absolutisht model i keq!

Veprim idot dhe i panevojshëm, mendoni pasojat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *