Arbër Zeneli iu bashkua klubit francez të Stade de Reims në Ligën e Parë franceze një vit më parë, duke hedhur kështu një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Pas periudhës me Herenvenin në Holandë, Aventura e radhës do të ishte në elitën e Francës, ku duket se e gjeti veten mjaft mirë. Zeneli zë një rëndësi të veçantë në skuadër, megjithëse prej një kohe të gjatë ndodhet jashtë fushave të blerta si pasojë e atij dëmtimi të rëndë që pësoi me Kosovën në transfertën kundër Malit të Zi.
Ndërkohë sulmuesi shqiptar do të jetë nën urdhërat e trajnerit Guion kur sezoni të rinisë sërish dhe kjo është padyshim një plus për Reims. Këtë e pranon vetë kreu i pankinës, i cili shprehet se në ekip ia kanë nevojën Zenelit dhe se u duhet ai pasimi final nga këmbët e tij.
“Do të jetë një pjesë e rëndësishme e këtij fundi të sezonit. Kjo pasi na duhet ai pasimi i fundit nga Arberi, që do i vendosë sulmuesit tanë në kushte të mira. Stade de Reims ka nevojë për Zenelin“, kanë qenë fjalët e trajnerit të klubit francez, David Guion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/