Klopp e thotë hapur para takimit: Nëse tifozët e Man Utd na prishin ndeshjen, dua tre pikët në tavolinë

Situata tek Manchester United nuk është aspak normale. “Djajtë e kuq” kanë humbur dy ndeshjet e para të kampionatit dhe duket se tifozët e kanë humbur tek skuadra e tyre. Përpara ndeshjes ndaj Liverpool, 10 mijë tifozë kanë paralajmëruar një protestë ndaj presidentit Joe Glazer dhe trajnerit Erik Ten Hag.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp deklaroi se nëse atmosfera e kësaj ndeshje kaq të bukur të prishet nga protesta e tifozëve, do të kërkojë fitoren në tavolinë.

“Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen në një faktor për të prishur ndeshjen, por nëse diçka e tillë ndodh atëherë ne duhet të marrim tre pikët në tavolinë. Tifozët e United mund të mos duan që ndeshja të zhvillohet, mirëpo ne nuk kemi të bëjmë aspak me një situatë të tillë.

Nuk mund të rrezikojmë që më pas ndeshjen ta riprogramojmë për t’u luajtur në një kalendar të ngjeshur. Ne shpresojmë që të luajmë të hënën dhe më pas të rikthehemi normalisht në shtëpi, nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, por nëse ndeshja shkatërrohet atëherë dua tre pikët në tavolinë”- u shpreh Klopp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *