Klop kishte refuzuar Realin dhe Mançesterin: Nuk i pëlqente, e kishin mendjen vetëm te biznesi!

Jurgen Klop ka treguar të gjitha aftësitë e tij si trajner te Liverpuli. Këta të fundit kishin vite që nuk ishin në lartësinë e duhur, por me ardhjen e gjermanit në krye, tifozëve iu kthye buzëqeshja, pasi fituan “Champions League”.

Por historia mund të ishte disi më ndryshe. Kjo pasi dy klube të pasura asokohe si Reali dhe Manchester United i propozuan ofertat e tyre këtij trajneri. Kjo është ajo që ka zbuluar për “Mirror”, legjenda e klubit anglez, Robbie Fowler.

Sipas tij refuzimi erdhi pasi këto ekipe e kishin mendjen vetëm te biznesi dhe mënyra sesi mund të fitonin sa më tepër para. Nisur kjo nga vetë ajo që i ka treguar Klopi: ”Më ka thënë se nuk i pëlqente aspak mënyra sesi skuadrat në fjalë, përqendroheshin vetëm në interest e biznesit të tyre”, ka thënë Fowler. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online