Liverpuli nuk shkoi më shumë se një barazim në fushën e Evertonit, duke lënë kështu kryesimin e Premier Ligës në duart e Mançester Sitit. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri Jurgen Klop, i cili çuditërisht e gjeti fajin tek… era.
Tingëllon shumë e çuditshme, por këto ishin fjalët e trajnerin gjerman pas sfidës. Gjithashtu, Klop shtoi se ekipi i tij pati disa raste, ndërsa Evertoni nuk pati asnjë. Gjithsesi, tekniku ngushëllohet me faktin që Evertoni nuk e ka mposhtur asnjëherë.
“Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. Era vinte nga të gjitha krahët dhe nuk ndihmonte asnjë nga ekipet. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u kontrolluar dhe patëm tre apo katër raste të pastra me Salah dhe Fabinjon. Nuk mbaj mend që Evertoni të ketë pasur ndonjë rast. Mbaroi 0-0 dhe ne vijuam të jemi të pamposhtur ndaj tyre, nuk përfundoi ekzaktësisht siç donim, por ishte një ndeshje e vështirë.”