“Klop e pa në Youtube”, menaxheri zbulon prapaskenën: Ka shkruar talente nga Brazili dhe gjeti Rodry-n

Futbolli ka ndryshuar vërtetë shumë ndër vite dhe po ashtu edhe mënyra se si gjurmohen talentet. Nëse në të shkuarën do të duheshin kilometra të tëra udhëtime për të parë një lojtar të ri nga afër në mënyrë që të studiosh lojën e tij, tani një gjë të tillë mund ta bësh edhe nga rehatia e kolltukut në shtëpi. E për këtë mjafton një cellular apo kompjuter dhe internet. Shembulli vjen nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë për momentin, Jurgen Klop.

Ky i fundit ka dashur të veshë me fanellën legjendare të Livepool-it talentin brazilian, Rodry, në atë kohë vetëm 16-vjeç. Por si u bind për një lëvizje të tilë? Fare e thjeshtë, përmes YouTube-it. Prapaskenat i zbulon menaxheri i lojtarit që tani mban veshur fanellën e galaktikëve të Realit të Madridit. “Ai kërkoi në YouTube talente nga Brazili dhe gjeti Rodrygon”, kështu e shpjegon Nick Arcuri mënyrën se si Klop ra në gjurmët e talentit brazilian, të cilin më pas shkoi edhe vetë për ta parë të luante me Santosin.

“Kur Rodry ishte 16-vjeç dhe ishte një hap larg nënshkrimit të një kontrate profesionale me Santosin më telefonoi drejtori i Liverpool-it. Ai më tha se Jurgen Klop e njihte mjaft mirë lojtarin. Ai hyri në YouTube dhe kërkoi “talente nga Brazili“. Kështu gjeti Rodryn, i cili ishte shumë i ri atëherë. Më pas ai u shfaq edhe vetë në Brazil dhe u impresionua me lojën e tij. Liverpooli donte ta merrte, kështu që unë udhëtova për në Angli. U takuam në Londër dhe më vonë ia prezantova ofertën presidentit të Santosit. Ai nuk pranoi. Santos nuk donte ta shiste Rodryn dhe firmosën një kontratë profesionale me të. Gjithsesi kjo ishte oferta e parë zyrtare për brazilianin. Ai ishte 16-vjeç dhe e donte Liverpooli”, është shprehur Arcuri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/