Klasifikimi provizor i Botërorit: Gjermania e 22-ta, pozicioni më i dobët në histori

Kupa e Botës po bëhet gati për fazën e 1/8, ku 16 skuadra janë ende në garë, ndërsa 16 të tjera janë kthyer në shtëpi. Për ekipet e eliminuara është krijuar edhe klasifikimi provizor, në bazë të rezultateve të regjistruara, ku spikat pozicionimi i Gjermanisë në vendin e 22-të.

Kjo është renditja më e dobët në histori për “pancerat” në fazën finale të Kupës së Botës, ku e mbyllën grupin me vetëm 3 pikë, pas fitores në frymën e fundit me Suedinë, ndërsa u mposhtën nga Meksika dhe Koreja e Jugut. Deri më tani, pozicionimi më i keq për Gjermaninë ishte vendi i dhjetë në Botërorin e vitit 1938, ndërsa në edicionet e viteve 1930 dhe 1950 kjo përfaqësuese nuk ka marrë pjesë.

Renditja provizore “Rusi 2018”

  1. Senegal
  2. Iran
  3. Koreja J.
  4. Peru
  5. Nigeri
  6. Gjermani
  7. Serbi
  8. Tunizi
  9. Poloni
  10. Arabia Saudite
  11. Marok
  12. Islandë
  13. Kosta Rikë
  14. Australi
  15. Egjipt
  16. Panama

Për herë të parë në histori, në renditje nuk ekzistojnë dy ose më tepër skuadra që ndajnë të njëjtin vend. Kjo edhe prej rregullave të reja “fair-play”, për sa i takon kartonëve të marrë. Kjo mënyrë e re e përllogaritjes ka bërë që Gjermania të klasifikohet përpara Serbisë, ndërsa në vendet e fundit, Islanda u favorizua përballë Kosta Rikës dhe Australisë.

Në anën tjetër, Botërori 2018 ishte një zhgënjim absolut për skuadrat afrikane. Senegali ishte skuadra e fundit, që vulosi dështimin. Përpara “luanëve” në shtëpi ishin kthyer edhe Nigeria, Egjipti, Tunizia dhe Maroku, duke bërë që në fazën me eliminim direkt të mos jetë asnjë skuadër e kontinentit afrikan, diçka që nuk ndodhte prej Botërorit 1986 në Meksikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online