Kastrati-Shehi, dy pikëpyetje te Teuta

Teuta ende nuk i ka nisur përgatitjet, por puna për ndërtimin e ekipit ka nisur prej kohësh. Durrsakët kanë bërë disa zyrtarizime, teksa kanë afruar Edison Ndrecën nga Besëlidhja, Ron Gashin dhe Florent Avdylin nga Liria, kurse nga Laçi kanë marrë mesfushorin Sherif Kallaku. Aktualisht po punohet për të afruar edhe një sulmues tjetër. Latif Amadu është edhe për një vit nën kontratë dhe vetëm nëse klubi e lejon mund të largohet, por kërkohet të paktën edhe një tjetër futbollist për ofensivën. Gjithashtu po tentohen edhe lojtarë të tjerë.

DILEMAT –  Në Durrës ende nuk dihet e ardhmja e portierit Elhan Kastrati. Lojtari 21-vjeçar është nën kontratë me Peskarën dhe ka shumë mundësi që këtë verë të kthehet në Itali. Te Teuta ai kishte ardhur në huazim dhe tanimë do t’i duhet të flasë me drejtuesit e klubit italian dhe me menaxherin italian. Ky i fundit ia ka komunikuar prej kohësh që do të kthehet në Itali, por ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht. Sezonin e kaluar Kastrati u aktivizua si titullar në 19 ndeshje në kampionat, ndërkohë që pjesë e durrsakëve ishte bërë që në janar të viti 2016. Në gjysmën e dytë të sezonit 2016-2017 ai luajti në 13 takime me fanellën e Teutës. Rikthimi i tij në Shqipëri është në dyshim.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me të ardhmen e mbrojtësit Dajan Shehi. I riu nga Elbasani u huazua te Hajduk Split në janar. Skuadra kroate pagoi 20 mijë euro për ta marrë mbrojtësin, ndërkohë që tani ka të drejtën ta blejë për shumën e 120 mijë eurove. Gjithçka është në dorë të kroatëve, ndryshe Shehi kthehet te Teuta, klub me të cilin ai ka edhe dy vite kontratë. Nëse ndodh kështu, së bashku me Shkallën dhe Hrkaç do të bëheshin tre alternativa për qendrën e prapavijës dhe për trajnerin Shkëmbi do të mjaftonte një afrim për këtë pozicion. Nëse shitet, atëherë klubi i krijohen mundësi financiare për të bërë të paktë edhe dy afrime për mbrojtjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online