Klasi i lartë/ Privilegjet nga “La Liga”, klubi dhuron testet për Koronavirus: Të tjerë kanë nevojë më shumë se ne

Të luash në “La Liga” është një privilegj jo vetëm për rëndësinë dhe nivelin që ky kampionat mbart, por edhe në aspektet e tjera që nuk lidhen me fushën e lojës. Kështu elita e futbollit spanjoll u ka siguruar teste për Koronavirusin të gjitha klubeve pjesëmarrëse në të. Diçka kjo që jo të gjithë e kanë mundësinë ta bëjnë, nisur nga numri i ulët i testeve që janë në dispozicion. Madje qytetarët e thjeshtë duhet të shfaqin simptoma të rënduara në mënyrë që të kryejnë analizat për Covid-19.

Nisur nga kjo, klubi i Real Vajadolidit që është në pronësinë e fenomenit Ronaldo, ka vendosur të refuzojë testet për lojtarët e tij. Arsyeja është e thjeshtë, pasi për to ka shumë njerët të tjerë që kanë nevojë dhe prandaj klubi vjen me vendimin për t’i dhuruar. Një veprim ky për tu përshëndetur nga të gjithë, pasi vetë skuadra spanjolle ka treguar një klas të lartë që vlen të ndiqet edhe nga ekipet e tjera.

“Nëse nuk kemi të bëjmë me simptoma nuk është e këshillueshme të kryesh testin. Kjo sepse ka grupe të tjera më në nevojë se ne dhe me më tepër probleme, të cilët duhet të kenë më tepër mundësi për të bërë testin”, ka qenë deklarata e David Espinar, që mban postin e drejtorit të Kabinetit Presidencial./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online