Ilir Daja ka arritur sukses me Balkanin në Kosovë. Ishte hera e parë që kjo skuadër arriti të fitonte titullin kampion, të dilte në Europë dhe hera e parë që një ekip nga Kosova arrinte të shkonte deri në grupet e Conference League. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, sezoni i ri ka nisur me 9 pikë në 3 ndeshje, mes të cilave një fitore vjen në derbi me Prishtinën.
Ilir Daja ka treguar klas edhe në intervistën pas ndeshjes. Teksa ka treguar respekt për traditën e Prishtinës në Kosovë, trajneri kujton nga ana tjetër që Kosova do përfaqësohet në Europë tani nga Ballkani. Pra e nënkuptuar me suksesin e arritur mund të quhet një “knock-out” i dytë.
“Pritej ndeshje e vështirë, janë dy ekipe me rëndësi. Ballkani, që po përfaqëson Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare dhe Prishtina, ekip me traditë. Fitoi futbolli, për një atmosferë të tillë të gjitha ekipet kanë nevojë. E merituam fitoren. U fokusuam te ndeshja me Prishtinën dhe harruan që të enjten kanë ndeshjen kryesore”, ka theksuar Daja. /Sport Ekspres/