Silvinjo e ka rritur dukshëm nivelin e Shqipërisë në krahasim me kohën e Rejës. Vetëm dy ndeshjen kanë mjaftuar që braziliani të fitojë zemrat e tifozëve dhe që “Air Albania” të mbushet maksimalisht për përballjen ndaj Moldavisë, të cilën e fituam me shifrat 2-0.
“Sport24.gr” ka kushtuar një artikull për kuqezinjtë, teksa e kanë cilësuar: “Shqipëri me aromë braziliane”. Mes të tjerash vlerësohet fakti që Shqipëria po rikthen posedimin e topit. “Ish-mbrojtësi i Barcelonës po hedh hapat e tij të parë si trajner, në përpjekjen e tij të dytë në Evropë. Ai dështoi në Lyon në 2019 dhe tani në Kombëtare.
Me një stil loje ndryshe, Silvinjo dëshiron që skuadra e tij të ketë dominim absolut në fushë dhe të mbajë posedimin e topit. Në shtëpi ndaj Moldavisë, Shqipëria kishte 70% të posedimit të topit, ndërsa arriti në 44% në ndeshjen kundër Polonisë jashtë shtëpisë. Një përqindje e lartë po të kemi parasysh diferencën cilësore mes dy skuadrave”, shkruhet në median greke. /Sport Ekspres/