Simon Simoni po përjetonte një moment fantastik tek të rinjtë e Frankfurtit. Rritja e portierit shqiptar ishte e dukshme, por së fundmi ka pësuar një dëmtim të rëndë. Në ndeshjen kundër Shtutgart Kickers me U-21, Simoni ka pësuar një çarje të ligamentit kolateral në bërryl.
Kjo goditje ishte e rëndë për talentin tonë që la menjëherë fushën e blertë. Lajmet e ardhura nga Gjermania janë shumë të këqija, Simoni do të përfundojë në operacion dhe nuk ka asnjë mundësi për të shmangur thikën. Në kushte të tilla, pritet që portieri i Shqipërisë të mungojë për disa muaj derisa të kthehet në fushën e blertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/