“Kjo ishte si finale edhe për ne, jo vetëm për Tiranën”! Ndihmës trajneri i Lacit: I pësojmë golat shumë lehtë

Këtu mund të gjeni intervistat e trajnerëve të Superiores pas mbylljes së 5 takimeve që nisën në orën 16:00:

Hima (zëvendës trajneri i Lacit): “Kjo ishte finale edhe për ne, jo vetëm për Tiranën. Na vret mënyra sesi i pësojmë golat, aq lehtë. Tani kemi edhe dy finale të tjera. Nëse fitojmë, atëheë kapim Europën. Kemi punuar shumë në aspektin e mbrojtjes, por sërish pësojmë lehtë”.

Orges Shehi: “Kjo ishte ndeshje e vështirë, e kemi interpretuar mirë. Një dorë te titulli? Nuk kemi mbaruar ende asgjë. Tani e kemi vetë në dorë titullin, duhet të bëjmë punën tonë. Fusha e Laçit është një nga më të mirat në Shqipëri, na lë që të interpretojmë mirë lojën tonë. Na vjen mirë që ia dolëm sot. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent karshi kundërshtarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *