Armando Broja ia ka dalë që të shënojë kundër Preston, në fitoren e arritur me shifrat 4-0. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të takimit, por pjesa e parë ishte më shumë sesa negative për të. Kritika të shumta për Brojën, që nuk u pa në asnjë moment i rrezikshëm apo në kontakt me topin. Por një fotografi nga një aksioni sulmues i Chelsea në pjesën e parë tregon shumë edhe për formën e dobët të Brojës.
Londinezët nuk kanë një mënyrë të qartë sesi dalin për të kërkuar golin, shpeshherë nuk ka pika kontakti mes mesfushorve, sulmuesve anësorë dhe atij qëndror. Broja ishte si në një ishull të shkëputur, ndërsa menjëherë sapo disa krosime nisën të futeshin në zonë në pjesën e dytë, Broja doli menjëherë te goli dhe goditi traversën në rastin e dytë. (Analizat dhe prapaskenat nga goli i parë i Armando Brojës e gjeni në emisionin e sotëm të Koha Shtesë)./Sport Ekspres/