“Kjo është shaka e VAR-it, jepjani golin Ajax-it”, tifozët e Chelseat janë…të rrallë!

Një rast i rrallë vjen nga ndeshjet e para të kësaj mbrëmje në “Champions League”, atje ku Ajax po përballet me Chelsean. Aktualisht rezultati është ende i bardhë dhe me rrjeta të paprekura, por rrjeta u tund në minutën e 37.

Pas një pasimi perfekt të Hakim Ziyech, do të ishte Promes që dërgoi topin në rrjetë. Por çuditërisht edhe për vetë tifozët e Chelseat, ky gol nuk u quajt kundër skuadrës së tyre. Nga të gjitha rintrasmetimet e këtij goli, dukej se Ajaksi kishte shënuar në mënyrë të rregullt dhe se Promes ishte në lojë.

Por VAR-i me shpjegimet e tij, e nxirrte paksa krahun e lojtarit të Ajaksit më të avancuar se mbrojtja e anglezëve. Nëse jeni mësuar me tifozët që i gëzohen një fakti të tillë, kjo nuk ndodh te Chelsea. Menjëherë kanë mbërritur edhe komentet e shumta në “Twitter”, duke e konsideruar këtë rast si një shaka të VAR-it dhe se goli duhej t’i akordohej si i rregullt Ajax-it. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online