“Kjo është në traditë tonë”, trajneri i Manchester United i lumtur që gjeti Milanin: Aromë e “Champions League”

Faza 1/16 e Europa Ligës do të na premtojë një përballje magjike mes dy skuadrave që kanë fituar shumë në Europë, Mançester Junajtid dhe Milanit. Trajneri i djajve të kuq, i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjeç, u shpreh se kjo përballje ishtë një dhuratë shumë e bukur për të.

“Një dhuratë e bukur për ditëlindje, apo jo? Është në traditën tonë të kemi përballje të vështira. Kjo më bën të ndjejë aromën e Championsit. Gjithashtu është më mirë për ne, pasi skuadra ka nevojë për sfida dhe mëzi po presim të luajmë javën tjetër”.

Ndeshja e parë do të luhet në datën 4 Mars në “Old Trafford” në Manchester, ndërsa vetëm 1 javë më pas do të luhet ndeshja e kthimit në “San Siro” të Milanos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *