“Kjo është murtajë, nuk më intereson ky m**”! Presidenti i Ndojit kundër Lacios: Merreni këtë Skudeto të mallkuar

Në Itali janë ndarë tashmë në dy drejtime, mes presidentëve dhe ekipeve që duan të vazhdojnë Serinë A dhe atyre që nuk duan diskutime të tilla në këto momente. Ndërkohë është duke vazhduar situata kritike në vendin fqinj, atje ku vazhdohet me numrin e lartë të viktima sa i përket COVID-19.

Ndërkohë presidenti i Breshias dhe Emanuele Ndojit, që mban vendin e fundit në Serinë A, ka dalë hapur kundër dëshirës së madhe për Lotiton që të vazhdojë menjëherë kampionati italian.

“Po për çfarë rikuperimi të ndeshjeve flasim. Unë mendoj vetëm për vitin tjetër. Lotito e dëshiron, nëse arrin ta marrë. Ai është i bindur se ka një ekip të papërballueshëm. Lajme të çmendura vijnë nga ne. Këta njerëz kanë prindër, të afërm, miq të njohur që po vdesin çdo ditë. Dhe ju doni të flisni për kampionatin, kampionatin? Nuk më intereson ky m**.

Nuk është me rëndësi të mendohet kur do fillojë kampionati, por nëse mbijetoni. Dhe nëse flitet për futboll, të flitet për sezonin tjetër. Kjo është murtaja. Sezoni është zhdukur dhe nuk e them këtë se jemi në fund të renditjes, se e meritojmë. Nëse dikush e do këtë skudeto të mallkuar, le ta marrë.”, tha Massimo Cellino. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online