Nga Klaudio Ndreca
Thomas Strakosha do të rikthehet dhe më i fortë se kurrë më parë. Gardiani shqiptar ka pasur edhe një dëmtim që e ka pësuar gjatë kësaj periudhe, por duket se asgjë nuk e ndalë për t’u kthyer në portën e lacialëve dhe për ta vazhduar atje ku e la, me misionin për të fituar Skudeton.
Këtë herë Strakosha duket i karikuar si kurrë më parë. Sigurisht që futbolli është vlerësuar si gjithçka tjetër, atëherë kur nuk e kishim, pasi kur ishte pranë nesh, vlera i kishte humbur disi. “Nëse do të kthehemi prapë atje ku ishim, do të argëtojmë më shumë njerëzit. Pastaj nëse nuk je i karikuar në vendin e dytë, kjo do të thotë që ky sport nuk është për ty. Sezoni ynë ka ndryshuar pas ndeshjes kundër Atalantës. Nga 0-3 e kemi dërguar në rezultatin 3-3. Që asokohe ne u ndërgjegjsuam për forcat tona”, u shpreh Strakosha. /Sport Ekspres/