“Kishte diferenca në fushë”, Olsi Rama i bën thirrje lojtarëve: Të kujtojnë që janë kampionët

Kryeqyteti vishet me ngjyrën e kuqe. Partizani ka mposhtur sot Tiranë me shifrat 2-1. Orges Shehi ishte i pranishëm në “Air Albania”, por këtë herë qendronte në krye të pankinës së Partizanit dhe jo të asaj bardheblu. Tirana e gjeti mjaft shpejt rrugën e rrjetës, teksa Latifi ngriti peshë “Fanatics”-at që në minutën e 7 të takimit. Megjithatë, të kuqtë reaguan dhe brenda pjesës së parë arritën të kthenin rezultatin. Portieri hoti bëri një gabim fatal në minutën e 30 të takimit, kur pengoi Skukën në zonën e rreptësisë. Gjyqtari sinjalizoi për një 11 metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Skuka.

Afërsisht 10 minuta më vonë, Tedi Cara depërtoi lehtësisht në mbrojtjen bardheblu, duke vulosur shifrat 2-1.Kjo humbje i vështirëson edhe më shumë pozitat e Tiranës në tabelën e renditjes. Një vend në “final four” vihet në rrezik, pasi pas qendron Dinamo me vetëm 3 pikë më pak, por me dy ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Pas përfundimit të derbit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Rama (Partizani): “Jam i kënaqur. Prisja më shumë tifozë sot nga të dyja skuadrat. Kishte diferenca në fushë. Pashë nje ekip që diti të luante, diti të kontrollonte, por diti edhe të vuante. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen e dhe më shpejtë. Klasifikimi tregon që Engatia është më përpara. Kur je më përpara je më i qetë. Me ndërrimin e trajnerit kemi filluar një rrugëtim të ri. I duhet dhënë edhe atij koha për të asimiluar idetë e veta. Pavarësisht se kishim dy mungesa, na dukej sikur kishim shumë lojtarë. Kam shumë besim te ky ekip. Çështja është që të kenë edhe ata besimin. Të kujtojnë që janë kampionë, kanë dalë kampionë. Nëse do të kthehem pas një javë, kjo ndeshje ishte shumë më e mirë”.

Ahmataj (Tirana): “Më vjen keq për ambientin, tifozët dhe për humbjen që pësuam. Një ndeshje shumë e mirë u prish në një moment dhe psikologjikisht u rrëzuam. Mungesa e eksperienës në fushë, i dimë risqet që morëm përsipër. Por duhet t’u besojmë të rinjve. Eksperienca e lojtarëve del në pah në një ndeshje derbi. Deri në momentin e gabimit Partizani nuk ishte shfaqur asnjëheë në portë. Ne kishim pasur disa mundësi, mund edhe të dyfishonim rezultatin. Na dhemb shumë kjo humbje. U fol sikur po na mbante ne Partizani te porta. Ndërkohë në pjesën e dytë ne e kishim këmbën te gjysmëfusha e Partizanit”.

Shehi (Partizani): “Ndihem mirë. Gjithë skuadra ndihet mirë, për shkak të rëndësisë që ka kjo ndeshje. Derbi është derbi. Morëm një gol në tranzicion, që mund të ishim vendosur më mirë. Por skuadra tregoi karakter që ka shpirt gare. Kemi qenë agresivë dhe kemi pasur edhe raste të tjera. Në disa raste lojtarët ishin të paqartë. Kishim mundësi që të ndërronim edhe krahun e lojës. Është një interpretim i përgjithshëm i mirë, edhe pse e mira s’ka fund. Ne e dimë që Skuka dhe Mba nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë. Ne në vetëm ditët e fundit na është bashkuar grupi komplet. Ne nuk jemi me hap kampioni, jemi me një hap normal. Kërkuam të fusim sa më shumë eksperiencë, sepse është e rendësishme në këto ndeshje derbi”/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online