“Kishte dëshirë, kjo më jep shpresë”, Devolli tregon diskutimin me arbitrin: Aty tensioni është 300, jemi mësuar me kartonë

Derbi i kryeqytetit është i kuq. Bledar Devolli debuton me humbje në krye të pankinës, teksa Partizani ka mposhtur me rezultatin 1-0 Dinamon. Ishte një ish-dinamovit si Xhuliano Skuka ai që ka fundosur nëndetësen mbrëmjen e sotme. Të kuqtë sigurojnë kështu kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke qenë pranë objketivit për të prekur Kupat e Europës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Devolli (Dinamo): “Nuk dua të flas për Skukën sepse ka ikur ditën e parë që kam filluar punë te ekipi. Besoj kemi bërë një ndeshje të mirë dhe gjithnjë pësojmë për gjëra të vogla apo gabime individuale. Po të kishim fat do të shkonim në shtesë se në pjesën e dytë reaguam mirë. Disa gjëra që kishim punuar nuk më pëlqyen. Nuk vertikalizuam, më shumë kishim dëshirë se sa logjikë.

Duhet të përmirësojmë mbajtjen e topit dhe duhet t’i rregullojmë rrugës. Më pëlqeu dëshira dhe më ketë mund të punohet. Duke filluar nga ndeshja me Laçin në kampionat, duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe mos të shohim renditjen. Renditjen ta shohim nga fundi i prillit. Ato dalje që kemi bërë në pjesë të parë dhe të dytë i kemi bërë me logjikë, por pasimi i fundit do pak kohë. Më pëlqeu dëshira dhe që ishim aty, kjo më jep shpresë. Nuk mund të bëjmë ato gabime ndaj Partizanit, se lojtarët para i kanë të mirë dhe cilësorë. Që nga nesër të ulim kokën të punojmë dhe vazhdojmë rrugën përpara.

E dimë që nuk kemi shanse, por do të shohim kampionatin. E rëndësishme është të largohemi nga renditja ku jemi tani. Diskutimi me arbitrin? Anësori e dha goditje këndore, ndërsa kryesori e dha fundore por nuk ka problem se tensioni aty është 300. E ekzagjëroi me kartonin e verdhë, por ne jemi mësuar me kartonë”.

Mehmeti (Partizani): “Duke pasur parasysh më nyrën se si u zhvilluan 90 minutat, vuajtëm shumë pak në fund. E kishim për ta mbyllur ndeshjen në 2-3 situata dhe kjo na vuri në presion. Duhet të kërkonim shumë më tepër qetësi, sidomos në fazën ofensive. Kë do të dëshiroja në gjysmëfinale? Janë kundërshtarë që të imponojnë respekt. Është e favorshme sepse janë dy ndeshje, nuk është si në finale. Nuk kam ndonjë preferencë.

Skuka? Kam pasur besim te ai lojtar, akoma nuk ka bërë asgjë. Ka cilësi mjaft të mira për të bërë diferencën, duhet të sinkronizohet me grupin, ka shumë vlera si lojtar. Kë do doja në gjysmëfinale? Janë kundërshtarë që të imponojnë respekt, nuk kam preferenca. Kishim dy momente për të mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë.

Ndërrimet? Kallaku ka paur probleme fizike, nuk është në gjendjen maksimale. Ai është djalë fantastik, por e kuptoj momentin, E kam ndërruar disa herë, ai nuk e pranon ndërrimin, por kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Do e shikoni sa do rritet Partizani kur Kallaku të rritet fizikisht. Unë e kam filluar karrierën si futbollist te Partizani, kur isha 17 vjeç, si trajner e kam nisur te Dinamo, por kam pesë vjet këtu te Partizani. Skuka është natyrë shumë pozitive, është natyra e tij, nuk është se nuk do t’i pasojë shokëve. Duhet të rritet. Kam punuar me të goxha,shokët duhet ta kuptojnë se nuk e bën me qëllim të keq. Kupa? Po kalojmë një tranzicion, tani po organizohet skuadra. Duhet t’ishikojmë ndeshjet njëra pastjetër. Është e vështirë të përshtatesh në mestë kampionatit dhe të kërkosh mbi mundësitë. Manovra jonë do kristalizohet, do imponojmë ritmin ndaj kundërshtarëve me kalimin e kohës”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online