“Kishte 22 mijë tifozë në stadium, për 15 nuk po merrja dot veten”, Asani kujton me emocione debutimin në “Air Albania”: Babi po qante kur shënova

Jasir Asani ishte pjesë e emisionit “Më lër të flas” në “Top Channel”, ku ka folur për përvojën e bukur që po kalon me Kombëtaren. Sulmuesi shqiptar ka rrëfyer edhe momentin e parë kur ka luajtur në “Air Albania”. Asani e kujton me mjaft emocione ndeshjen kundër Moldavisë, teksa siç tregon edhe ai vetë, për 15 minuta e ka pasur të vështirë të marrë vetën nga ndjenjat që përjetoi kur pa 22 mijë tifozë në shkallët e stadiumit.

“Në ndeshjen e parë që luajta në “Air Albania” kundër Moldavisë ishin 22 mijë-23 mijë tifozë. Mu bë mishi kokërr. Për 15 minuta nuk po e merrja dot veten. Isha gati të qaja. Kur shënova gol babi po qante në tribunë. Festova me Silvinjon, sepse normalisht që ai e meriton. Nuk kam ende një marrëveshje të re, por kam 6-7 skuadra që më kërkojnë. Janë nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Arabia Saudite. Më pëlqen më tepër Spanja. Unë jam krenar që luaj për këtë Kombëtare dhe ia premtoj tifozëve se do bëj ç’mos në Europian”, ka deklaruar Jasir Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online