“Prita shumë gjatë për këtë gol, por kam punuar mjaft mirë duke shpresuar që do të vinte momenti. Rreth meje ka shumë presion: starti i këtij sezoni nuk ishte ashtu si prisja, për shkak edhe të shumë dëmtimeve që pësova, por tani jam më mirë dhe më në fund erdhi goli”. Patrik Shik nuk shënonte nga prilli i vitit të shkuar, kur me Sampdorian realizoi ndaj Torinos. “Shokët më ndihmuan, sidomos Xheko, me të cilin kam lidhur miqësi të ngushtë. Nuk ishte e lehtë, bënte shumë vapë, por kjo fitore do të na ndihmonë në prag të Liverpulit: duhet të jemi të egër dhe këqinj si ndaj Barcelonës, ajo është rruga. Më mungon një gol në Champions, shpresoj ta bëj shpejt