Shqipëria U-21 ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Zvicrës U-21. Kuqezinjtë fituan në shifrat 1-2 falë dy golave të Adrion Pajazitit.
Një tre pikësh historik për djemtë e Bushit që mundin një prej Kombëtareve më të mira në Europë.
Në tre vitet e fundit, Zvicra numëronte vetëm tre humbje pa llogaritur atë me Shqipërinë. Helvetët kishin humbur vetëm ndaj Spanjës, Francës dhe Italisë. /Sport Ekspres/