Shqipëria ka marrë sot fitoren e parë në histori kundër Ukrainës. Kuqezinjtë kanë mposhtur verdheblutë me rezultatin 1-2, duke përmbysur ndeshjen në Pragë. Pas përfundimit të takimit, Kristjan Asllani ka folur për mikrofonin e emisionit “Kuq e Zi” në “SuperSport”. Ai ka shpjeguar edhe zënkën e vogël me Manajn në rastin e goditjes së dënimit në minutat e fundit të spërballjes.
“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip shumë të mirë futbolli. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën.
Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim. Na duhej dhe jemi të lumtur.
Zënka me Manajn për goditjen e dënimit? Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë, jam stërvitur që i vogël. Kjo fitore na ndihmon, ishte ndeshja e pare”, ka thënë Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/