“Kishim një situatë të pazakontë“, Arapi komenton humbjen e Teutës: Disa lojtarë nuk luanin për shkak dokumentacioni

Laçi ka marrë një fitore bindëse në ndeshjen e parë të edicionit të ri të “Abissnet Superiore“-s. Kurbinasit kanë mposhtur me shifrat 3-1 Teutën, duke dhënë sinjale pozitive edhe pas largimeve dhe afrimeve të shumta që kanë ndodhur përgjatë javëve të fundit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Teutës, Renato Arapi ka komentuar humbjen në mikrofonin e emisionit “TI BO GOL“.

“Normalisht sot u përballëm edhe më një situatë jo të zakontë. Disa nga lojtarët e afruar nuk mund të luanin për shkak të dokumentacionit dhe ndryshuam shumë gjëra. Fillimi i lojës nuk ishte i mirë, sidomos pjesa e parë. Një gol i pësuar shpejt ndikon shumë. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe shpresojmë që në javët në vazhdim të luajnë edhe lojtarët e afruar. Teuta duhet të niset nga java e ardhshme. Sidomos kur kemi lojtarë të rinj. Duhet të kemi agresivitetin e duhur sepse kampionati është shumë i luftuar. Duhet të ecin ndeshje pas ndeshjeje. Po normalisht unë dua që nga ana psikologjike të ngrija lojtarët. U munduam që edhe mesfushorët e krahut të merreshin më shumë me markim me mbrojtësat e Laçit.

Tentuam edhe topin e gjatë drejt Oshafit sepse fusha e Laçit ka përmasa më të vogla dhe është e vështirë të lozësh me topin. Në këtë situatë që jemi kemi nevojë për lojtarë, por këto janë gjëra që i takojnë klubit. Ne kemi kohë që punojmë me djem të rinj, por siç e dimë duhet edhe eksperiencë në kampionatin shqiptar pasi bëhet shumë e vështirë. Unë besoj që javët e ardhshme do të bëjmë akoma më mirë sepse janë disa lojtarë që janë afruar dhe nuk i kishim në dispozicion sot”, ka deklaruar Renato Arapi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *