“Kishim fatin me vete”, Bogdani për ndeshjen e paharrueshme në Portugali: Mbrëmje e çmendur

Pakkush mund ta ketë harruar atë barazim në shifrat 0-0 mes Portugalisë dhe Shqipërisë. Në një mbrëmje të paharrueshme atje ku mbrojtja jonë dhe portieri Beqaj meritonin notën maksimale pasi nuk thyen pavarësisht rasteve të panumërta të kundërshtarit. Një ndeshje që do të mbahet mend edhe për faktin se Vangjeli do të shkëlqente ndaj Kristiano Ronaldos. Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane, kur përmendet Kristiano Ronaldo, Bogdani sjell kujtimet e së shkuarës.

“Kam punuar për një vit e gjysmë me De Biazin te Shqipëria. Kemi bërë së bashku një udhëtim të bukur që përfundoi në 2016 me Europianin e Francës, atje ku Kombëtarja jonë arriti në histori. Ishin dy vite kur unë drejtoja U-19. Kam nxjerrë shumë talente, përfshirë Kumbullën. Kjo aventurë përfundoi në tetor të 2019. Tashmë jemi në periudhën e pandemisë dhe është disi e vështirë.

Kristiano Ronaldo? Kur luajtëm me Shqipërinë në Portugali, Ronaldo bëri dy driblime ndaj mbrojtësit tonë që e kishte një të verdhë. Gjashtë minuta më vonë doli me të kuq dhe ishte padyshim mbrëmje e çmendur. SHumë shtylla dhe shpëtime në momentin e fundit. Kishim fatin me vete. Pastaj në TIranë kam shënuar dhe unë, por Bruno Alvesh realizoi golin e fitores në minutën e fundit. Ronaldo dhe Mesi kanë një sport tjetër, ata nuk plaken kurrë”, ka thënë Bogdani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *