Xhan Piero Gasperini ka folur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve pas humbjes 2-0 në finalen e Super Kupës së Europës. Trajneri i Atalantës është shprehur se skuadra besonte se mund t’i shkaktonte probleme Realit të Madridit, por ai që i mungoi ishte cinizmi i finaleve.
“Na mungoi cinizmi i finaleve. Kemi luajtur më mirë se sa në finalen e Kupës së Italisë. Kishim besim se mund t’i krijonim probleme Realit të Madridit nëse do të arrinim të shpreheshim për periudha të gjata të ndeshjes”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini.
Ndërkohë, në intervistën e dhënë për “Sky Sports”, ai ndër të tjera u shpreh me fjalët: “Jam shumë krenar, por jam shumë i mërzitur për lojtarët e mi. Kanë luajtur mirë. Ishtë një mundësi e mirë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/