“Kisha mundësinë të ikja jashtë në dhjetor“, Grent Halili lë Tiranën pas titullit: Mund të lëviz brenda Superiores

Tirana ngriti mbrëmjen e djeshme titullin kampion pas një mungese prej 11 vitesh. Një festë e dyfishtë kjo për Grent Halilin, i cili i gëzohet trofeut edhe si futbollist, por edhe se djali i presidentit të klubit, duke qenë se familja e tij drejton bardheblutë.

Megjithatë e ardhmja mund të jetë larg Tiranës për 22-vjeçarin. Në një pronocim pas festës së djeshme për “Fax News“, Halili zbulon se kishte mundësinë të largohej jashtë Superiores që në dhjetor, ndërsa në fund të këtij sezoni mund të lëvizë edhe brenda kampionatit shqiptar.

“Është një arrite shumë e madhe që një futbollist në moshën time të fitojë titullin kampion. Shpresoj shumë që vazhdimësia të jetë e njëjtë. Të nisi një cikël i ri fitues dhe të mos ndalemi me kaq. Pastaj është edhe gëzimi në familje, që vetëm unë dhe pjesëtarët e familjes sime e dimë dhe e ndjejmë se çfarë rëndësie ka ky titull.

Fjalët si “djali i presidentit”? Një nga gjërat që më shtyn të rri këtu është presioni që ky klub më jep, është diçka që më pëlqen shumë. Jam mësuar me presion. Më pëlqen shumë të dëgjoj edhe këto fjalë. Nuk më zgjënjejnë fare e as më pengojnë fare në ecuritë e mia. Statistikat e kanë treguar që presidenti nuk ndërhyn për mua. Përpiqem të mos i dëgjij këto fjalë, të jem me kokën ulur dhe me këmbët në tokë. Bëj stërvitje që të arrij formacionin.

Mund të largohem nga Tirana në fund të sezonit. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë nga negociatat që do bëj me presidentin. Për jashtë e kisha mundësinë të ikja në dhjetor, por nuk u realizua kjo për arsye personale. Të shohim se çfarë do të ndodhë pas datës 2 gusht. Mbasa iki edhe jashtë. Nuk e kam thënë ndonjëherë, sepse disa njerëzve mund t’ju duket për të qeshur, por edhe brenda kampionatit shqiptar mbase mund të lëviz“, është shprehur Grent Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *