Zlatan Ibrahimoviç sfidon rregullat dhe po vazhdon që të luajë futboll në nivelet më të larta, pavarësisht se ka shkelur në moshën 40-vjeçare. Një karakter i fortë që rrjedh nga vuajtjet e së kaluarës, teksa në një rrëfim të rrallë për “Corriere della Sera”, suedezi ka prekur jetën e tij. Për ta nisur që nga fëmijëra, ku edhe për shkakun e paraqitjes fizike ka pasur urrejtjen dhe ofendimet e shumë njerëzve.
Zlatan zbuloi se nëna e tij ishte kroate dhe katolike, dhe babai i tij boshnjak dhe mysliman. Megjithatë, i pyetur nëse beson në Zot dhe në jetën pas vde.kjes, ai ka dhënë një përgjigje interesante: “Jo. Unë besoj vetëm në veten time. Kur je i vde.kur, atëherë je i vde.kur. Nuk jam i sigurt as nëse dua një varr.im dhe një v.arr, një vend ku do të vuajnë ata që më donin,” tha Ibrahimovic.
I pyetur nëse ishte supersticioz, Ibra u përgjigj: “Jo. Nuk më pëlqen kur dikush më uron fat. Nuk kam nevojë për të, unë vendos se si duhet të shkojë gjithçka.” Ibrahimovic kujtoi gjithashtu fëmijërinë e tij të vështirë.
“Isha një fëmijë që kam vuajtur gjithmonë. Sapo linda, infermierja më lëshoi nga lartësia një metër dhe rashë në dysheme. Vuajta gjithë jetën. Nuk isha si fëmijët e tjerë në shkollë. Të tjerët kishin flokë bjond me sy të çelur dhe hundë të vogël dhe unë kisha një hundë të madhe dhe isha i errët.
Unë fola ndryshe nga ata, ndryshe ecja. Prindërit e shokëve të mi shkruan një peticion për të më përjashtuar nga ekipi i futbollit të shkollës, ata gjithmonë më kanë urryer. Prandaj kam pasur reagime të këqija. Megjithatë, më vonë mësova të merrem me atë urrejtje dhe energjinë negative të drejtuar ndaj meje e ktheva në arm.ë”, ka zbuluar Zlatan. /Sport Ekspres/