Presidenti i Fiorentinës, Komiso, nuk ka ngurruar që të provokojë Nedved dhe nuk bën paqe as për këto ditë festive. Duke sjellë në rikujtesë ndeshjen e fituar nga ana e skuadrës së tij në shifrat 3-0 në transfertën me bardhezinjtë, Komiso sulmon kampionët e Italisë. Në këtë 90 minutësh ka pasur sulme të Juventusit për gabimet e arbitrit, ndërsa presidenti i Fiorentinës kujton se në shumë raste kundërshtari është favorizuar nga “drejtësia”.
“Unë e kam parë ndeshjen dhe deri te goli i tretë isha i frikësuar pasi e dija që herët a vonë mund të kishte ndonjë dhuratë nga arbitri për Juventusin”. Tërësisht i irrituar, Nedved zgjodhi që të largohej nga fusha pasi nuk u akordua një penallti për Juventusin në minutat e fundit, teksa Bernadeski do të rrëzohej në zonë. “E pashë edhe biondin, më tha vitin e shkuar që të pinim ndonjë çaj së bashku. Tani shpresoj që ta ketë marrë kamomil”, u shpreh Komiso. /Sport Ekspres/