“Kisha frikë nga Hoxha te penalltitë“, Sherri tregon sekretin: Më erdhi inat me Çinarin, ja intuita që ndoqa

Laçi arriti kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa ka eliminuar sot Partizanin. Ruleta ruse e penalltive ishte ajo që vendosi fituesin dhe heroi këtë herë mban emrin Alen Sherri. Gardiani i kurbinasve priti dy 11 metërsha duke i dhuruar skuadrës biletën për më tej. Në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari, Sherri tregon sekretin që e çoi te pritja e penalltive si dhe frikën e vetme që kishte në momentin kur fati i takimit do të varej nga gjuajtet e 11 metërshave.

“Nuk është se folëm shumë pas ndeshjes. Thjesht ishte një festë për ekipin. Ai që kam studiuar më shumë ishte Çinari, pasi edhe e kam pasur në ekip te Vllaznia. Ngaqë ai gjuante dy penallti gjatë kampionatit, e kam parë që të dyja herët e ka gjuajtur në krahun e majtë. Më erdhi shumë inat që nuk ia prita atij. Ndërsa te dy të tjerët kam ikur me një intuitë të thjeshtë. Lojtarë që gjuajnë me të djathtën und të gjuajnë më shumë në krahun e majtë dhe lojtarët që gjuajnë me të djathtën gjuajnë më shumë te krahu i djathtë. Penalltitë ishin më shumë fat. Të them të drejtën kur shkoi me penallti kisha pak frikë, sepse ishte Albani (Hoxha) portieri tjetër dhe ka shumë më shumë eksperiencë“, ka thënë Alen Sherri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online