Los Angeles Lakers e ka nisur me humbje këtë sezon në NBA. Portland ka mundur që të triumfojë me rezultatin 128-119 në ndeshjen hapëse kundër skuadrës së LeBron James. Ylli i basketbollit nuk i mjaftoi skuadrës së dytë më të titulluar në Amerikë, paçka se ish-lojtari i Cleveland Cavaliers provoi që ta ndihmonte skuadrën e tij për të evituar humbjen. “King James” realizoi 26 pikë në këtë ndeshje.
Një fitore drithëruese ka regjistruar Miami në fushën e Ëashington, duke triumfuar vetëm në sekondat e ndeshjes me rezultatin 112-113. Një ndeshje shumë emocionuese dhe me shumë rivalitet.
Në ndeshjen tjetër mes Philadelphia nuk e vuri në asnjë moment suksesi ndaj Chicago Bulls, duke arritur një fitore me shifrat 127-108. Vendasit ishin në epërsi për gjatë gjithë ndeshjes, duke mos u lënë asnjë mundësi mysafirëve që të tentonin fitoren.
REZULTATETE
Philadelphia 76ers 127-108 Chicago Bulls
Miami Heat 113-112 Washington Wizards
Portland Trail Blazers 128-119 Los Angeles Lakers