Kilian Mbape bën kuqezinjtë të ëndërrojë: Unë në Serie A? Kurrë nuk i dihet, jam tifoz i madh i Milanit

Kilian Mbape është lojtar i lirë në këtë merkato dhe këtë verë do të vendosë për të ardhmen e tij. Kalimi te Reali i Madridit duket si një fakt thuajse i kryer. Por në një intervistë për “Sky”-n, sulmuesi francez ka bërë kuqezinjtë e Milanit të ëndërrojnë. Ai nuk e ka mohuar kalimin në Itali gjatë karrierës së tij, ndërsa thekson se në Serie A do të shkonte vetëm për Milanin, ekip me të cilin është tifoz që në fëmijëri.

“Një e ardhme në Serinë A? Kurrë nuk i dihet. E kam thënë gjithmonë: ‘Nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj te Milani’. Që fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë e shoh Serinë A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime është tifoze e madhe e Milanit”, ka deklaruar Kilian Mbapeja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/